Përfundon intervistimi në Speciale pas 3 orësh, Veseli nuk jep detaje - Gazeta Express
string(68) "perfundon-intervistimi-ne-speciale-pas-3-oresh-veseli-nuk-jep-detaje"

Gazeta Express

10/12/2019 13:34

Përfundon intervistimi në Speciale pas 3 orësh, Veseli nuk jep detaje

Gazeta Express

10/12/2019 13:34

Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale.

Megjithatë ish-pjestari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së nuk është deklaruar për mediat rreth asaj që ka ndodhur brenda zyrave të Speciales.

Lexo Edhe:

Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar./Express/