string(48) "dy-modelet-shqiptare-shkembejne-mesazhe-dashurie"

Gazeta Express

09/12/2019 21:07

Dy modelet shqiptare, shkëmbejnë mesazhe dashurie

Gazeta Express

09/12/2019 21:07

Dy modelet shqiptare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi kanë shkëmbyer mesazhe dashurie në një postim të tyre në Instagram

Adrola, ka qenë tepër e angazhuar edhe me fushatat e saj për të ndihmuar të prekurit në Shqipëri, por pas kësaj, Adrola ka pasur një status me plot mesazhe dashurie për modelen tjetër shqiptare, Xhesika Berberi.

“Me mijëra sy me shihnin.. Ndjesia orienton shikimin.. përtej atyre mijërave shikimeve hasa në vezullimin e vështrimit tënd.. Ti ishe krahu i gjithë këtyre netëve që vetëm me një shikim me dhe atë që mua me duhej!”, ka shkruar Adrola Dushi, e cila njihet si njëra prej vajzave më të bukura shqiptare.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë edhe replika në koment e Xhesikës, që po ashtu ka pasur një mesazh interesant.

“I m so proud of you …(Jam shumë krenare). Ti ishe ai ylli që shkëlqente në këtë situatë ❤️ sikur njerëzit ta dinin si është Adrola Brenda …shumë më e bukur se ajo jashtë … je njeri i bukur ❤️ Te dua ❤️”.

Mandej të dyja modelët kanë vazhduar me mesazhe të tilla dashurie.

Kujtojmë se të dyja këto modele karrierën e tyre e zhvillojnë në Amerikë. /GazetaExpress/