string(74) "vrasja-ne-kavaje-e-shkuara-kriminale-e-viktimes-cfare-tha-autori-ne-polici"

Gazeta Express

09/12/2019 20:03

Vrasja në Kavajë, e shkuara kriminale e viktimës, çfarë tha autori në polici

Gazeta Express

09/12/2019 20:03

Qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje mbrëmjen e sotme. Mësohet se Marius Ismaili 29-vjeç u vra me çifte nga Xhevdet Lecini 60-vjeç.

Raportohet se dy personat që u përfshinë në sherr ishin nën efektin e pijes alkoolike dhe në debat e sipër Xhevdet Lecini qëlloi 26-vjeçarin për vdekje me armën e gjahut.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori i dyshuar ka një lokal në pronësi.

Pallati i njëjtë ku pak kohë më parë ndodhi një tjetër vrasje, tek shtëpia e Marsida Qatjas.

29-vjeçari ishte një emër i njohur i njohur për policinë.

Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Ismailaj bashkë me shokun e tij plagosën rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive, por ai ishte me precedent penal edhe për vjedhje.

Xhevdet Lecini 60-vjeç, autor i krimit tha se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal.

Shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” mësohet se ka thënë Lecini.

Viktima