Ora luksi, prostitucion dhe atentate, kush janë tre të ‘fortët’ e arrestuar në Shijak - Gazeta Express
string(81) "ora-luksi-prostitucion-dhe-atentate-kush-jane-tre-te-fortet-e-arrestuar-ne-shijak"

Ora luksi, prostitucion dhe atentate, kush janë tre të ‘fortët’ e arrestuar në Shijak

Gazeta Express

09/12/2019 14:14

U arrestuan sot gjatë finalizimit të një operacioni për llogari të shtetit italian, ndërkohë që aktivitetin e tyre e kanë shtrirë në Shqipëri. Bëhet fjalë për tri të arrestuarit sot në Shijak. Luan Bodlli, 41 vjeç, Florenc Mema, 30 vjeç dhe Demokrat Çizmja, janë tri të rinjtë e kërkuar për trafik droge.

Por kush janë tri të arrestuarit?

Lexo Edhe:

Luan Bodlli, mëson Dosja.al, është cilësuar prej kohësh prej policisë në Durrës si një person tejet problematik, dhe me një rrezikshmëri të lartë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në mënyrë aktive në tregun e drogës në Itali, por edhe atë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ai ka qenë një shoferi i ish-kryetarit të Komunës Xhafzotaj, Agim Hoxha, i cili njihet ndryshe edhe si daja i Dashamir Gjokës, të cilit iu bë një atentat më 24 gusht 2017, ku ndaj makinës së tij të blinduar, u qëlluan plot 25 plumba. Në makinë me Gjokën ishin dhe 3 vajzat e tij të mitura, ndërkohë që Bodlli, njihet si një nga ‘ushtarët’ e tij.

Florenc Mema, babalja i miqve, me orë Breitling

I riu Florenc Mema, duhet të përballet tashmë me drejtësinë italiane e cila e akuzon për trafik droge, si dhe kërkon ekstradimin e tij në Itali. Bashkë me marokenë, shqiptarë dhe italianë, Mema bashkë me Bodllin dhe Çizmen, akuzon se bëjnë pjesë në një bandë që trafikon droge në Bergamo.

Nga vëzhgimi i rrjeteve sociale të të arrestuarit vihet re, pasioni për udhëtimet, qentë, orët e luksit, ku vetëm një prej tij e postuar në Facebook, kap vlerën e mbi 2 mijë euro, e markës “Breitling”.

I njohur nga miqtë e tij si “Babalja”, Florenc Mema, udhëton nga Çekia për në Itali, e më pas në Shqipëri sërish.

Nga të tri, i vetmi i cili është kujdesur të mos lejë gjurmë në Shqipëri është 27-vjeçari, Demokrat Çizmja, që deri më tani, nuk është skeduar nga policia për asnjë ngjarje.