Gjendja e rrugëve në Maqedoni - Gazeta Express
string(31) "gjendja-e-rrugeve-ne-maqedoni-3"

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gazeta Express

09/12/2019 10:33

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 100 deri në 150 metra ka në aksin rrugor Veles-Shtip, deri në 100 metra në aksin rrugor Tetovë-Shkup, nga 20 deri 30 metra në aksin rrugor Dibër-Strugë, deri në 50 metra në aksin rrugor Kumanovë-Shën Nikollë, deri në 50 metra në grykën malore Gjavatë dhe deri në 100 metra në vendkalimin malor Pletvar, informojnë nga LAMM.

Prej atje potencojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo Edhe:

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.