Berisha nxjerr foton: Thërret Allahun njeriu që shkelte me këpucë sexhdet-et e muslimanëve - Gazeta Express
string(89) "berisha-nxjerr-foton-therret-allahun-njeriu-qe-shkelte-me-kepuce-sexhdet-et-e-muslimaneve"

Berisha nxjerr foton: Thërret Allahun njeriu që shkelte me këpucë sexhdet-et e muslimanëve

Gazeta Express

08/12/2019 18:13

Ish- kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në rrjetin social një foto të kryeministrit në Tiranë (foto e disa viteve më parë), teksa Rama shkel me këpucë sexhdet-et e muslimanëve të mbledhur në qendër të Tiranës për ritualet fetare.

Berisha ka ironizuar deklarimet e Ramës këtë të dielë në Stamboll, ku kryeministri ka shkuar për të tërhequr financime apo ndihma nga Turqia për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Rama foli shpesh për Zotin (Allahun) për t’ju afruar sa më shumë ndjesive të biznesmenëve.

Lexo Edhe:

“Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine: Shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”, thekson Berisha në mesazhin e tij.