Tifozët e akuzojnë Joshuan se i ikte Ruizit gjatë meçit - Gazeta Express
string(55) "tifozet-e-akuzojne-joshuan-se-i-ikte-ruizit-gjate-mecit"

Gazeta Express

07/12/2019 23:58

Tifozët e akuzojnë Joshuan se i ikte Ruizit gjatë meçit

Gazeta Express

07/12/2019 23:58

Paraqitjen që ekspertët e boksit e kanë vlerësuar si të mençur dhe taktike nga Antony Joshua, disa tifozë po e kritikojë duke thënë se britaniku e kaloi të gjithë rimeçin duke i ikur Andy Ruizit.

Më 1 qershor, Andy Ruiz Jr ia rrëmbeu Anthony Joshuas tre titujt e tij të kampionit botëror në boks, mirëpo të shtunën në mbrëmje britaniku i rifitoi titujt WBA, WBO dhe IBF, duke e mposhtur Ruizin me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Gazeta Express.

Joshua e grushtonte Ruizin dhe pastaj lëvizte në mënyrë që meksikano-amerikani të mos kishte mundësi t’ia kthente atij grustet. Mirëpo, kjo strategji e tij, me të cilën Joshua u bë sërish kampion botëror, nuk u pëlqeu disa tifozëve.

“A është Joshua duke vrapuar në maratonë apo duke luftuar?”, shkroi Harvard Bass.

“Gjëja më e mirë që Joshua po e bën është që po i shmanget meçit. Ai vetëm po vrapon dhe po tregohet i mençur. Nuk dëshiron të luftosh me grushte me Ruizin, ai do ta shkatërronte Joshuan”, shkroi Ossy.

“Sapo e gjeta një link për meçin. A ka vrapuar vazhdimisht kështu Joshua? Po më zemëron”, shkroi @Ugly_Anna.

“Joshua vetëm po vrapon rreth ringut”, shkroi Kendell Jackson, mbi një gid ku shkruhet “Ti frikacak i madh”. /Gazeta Express/