Salvini bojkoton "Nutella"-n, pasi zbulon se prej cilit vend i marrin lajthitë - Gazeta Express
string(75) "salvini-bojkoton-nutella-n-pasi-zbulon-se-prej-cilit-vend-i-marrin-lajthite"

Salvini bojkoton “Nutella”-n, pasi zbulon se prej cilit vend i marrin lajthitë

Gazeta Express

06/12/2019 23:55

Një nga markat më të njohura italiane është “Nutella”, çokokremi i famshëm me shije lajthish.

Por Mateo Salvini, drejtuesi i Lega Nord, i cili ka marrë shpeshherë vëmendjen e mediave për deklaratat e forta nacionaliste e kundër të huajve, ka disa herë foto me Nutella, për të treguar krenarinë ndaj produktit italian.

Lexo Edhe:

Por kohët e fundit, politikani ka ndryshuar mendje dhe ka thënë se nuk do ta konsumojë më, pasi ka zbuluar se lajthitë i kanë importuar nga Turqia, në vend që të përdorin ato italiane.