Shaqiri: “Jam i lumtur në Liverpool, s'kam arsye të largohem” - Gazeta Express
string(56) "shaqiri-jam-i-lumtur-ne-liverpool-skam-arsye-te-largohem"

Shaqiri: “Jam i lumtur në Liverpool, s’kam arsye të largohem”

Gazeta Express

06/12/2019 23:36

Xherdan Shaqiri nuk po e mendon largimin nga Liverpooli.

Xhyerdan Shaqiri, që ditë më parë u rikthye me gol nga dëmtimi më shumë se dy muajsh, ka hedhur poshtë spekulimet dhe bërë të ditur se është i lumtur te të kuqtë, duke shpresuar të qëndrojë sa më gjatë në “Anfield”, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ishte raportuar se Shaqën po e kërkon Arsenali, dhe se shqiptari po e mendon largimin për shkak të minutave të paktë që po merr nga Jurgen Klopp, por ai është i lumtur te Kampionët e Evropës.

“Jam shumë e lumtur këtu. Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe jam i përqendruar vetëm këtu. Nuk kam ndonjë arsye të largohem nga këtu, pasi ky klub është i veçantë”, deklaroi Shaqiri.

28-vjeçari ka kontratë më Liverpoolin, deri në vitin 2023.

Për shkak të dëmtimeve, Shaqa ka bërë këtë edicion vetëm 5 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Klopp, pas ndeshjes me Everton, i kërkoi falje shqiptarit që s’kishte luajtur për një kohë të gjatë edhe kur s’kishte qenë i lënduar, duke i premtuar më shumë minuta tani e tutje. /Gazeta Express/