Gjesti i bukur për të prekurit nga tërmeti, ja çfarë bën vajza kosovare me aftësi ndryshe - Gazeta Express
string(88) "gjesti-i-bukur-per-te-prekurit-nga-termeti-ja-cfare-ben-vajza-kosovare-me-aftesi-ndryshe"

Gazeta Express

06/12/2019 21:45

Gjesti i bukur për të prekurit nga tërmeti, ja çfarë bën vajza kosovare me aftësi ndryshe

Gazeta Express

06/12/2019 21:45

Një histori mjaft e bukur vjen sot në veçanti për ata shqiptarë që janë prekur nga tërmeti.

Një vajzë 18 vjeçe nga Kosova, e cila vuan nga sindroma Doën, ka vendosur që një pjesë të pagës së saj ta japë për ata shqiptarë që u prekën nga tërmeti.

Lexo Edhe:

Gjesti i saj ka sjellë buzëqeshje dhe duartrokitje, teksa lajmi u përcoll në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’.

Ela, 18 vjeçarja me aftësi ndryshe, kishte folur me punëdhënësin e saj duke i thënë se do të jepte gjysmën e pagës për të prekurit nga tërmeti. I prekur nga ku gjest, punëdhënësi i saj i tha se nëse ajo do ta dhuronte gjysmën e pagës, ai do të dhuronte 10 paga të tijat, e kësisoj një shumë parash shkuan sërish me zemër drejt shqiptarëve.