Basha emëron Pirro Ahmetajn si këshilltar të tij për sigurinë kombëtare - Gazeta Express
string(71) "basha-emeron-pirro-ahmetajn-si-keshilltar-te-tij-per-sigurine-kombetare"

Basha emëron Pirro Ahmetajn si këshilltar të tij për sigurinë kombëtare

Gazeta Express

06/12/2019 19:34

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka emëruar si këshilltar të tij për sigurinë kombëtare gjeneral Pirro Ahmetajn.

Vendimi është marrë ditët e fundit, teksa Ahmetaj ka qenë këshilltar i Nishanit në kohën e tij si President i Republikës.

Lexo Edhe:

Kush është Piro Ahmetaj

36 vjet, me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demostruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Përparimi në gradë:

Kapiten (1992), Kolonel (2008), Gjeneral (2013). U emërua me rekomandimin e posaçëm të Komandantit të NATO-s Admiralit Stavridis.  Në Tetor 2019 ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

PËRVOJA

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj është ekspert në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (PARP/MAP); Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Ushtarake; Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA; Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes me USA; “pionier” dhe rekomandues i “një platforme të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-Kombëtare”.

Ai ka pjesëmarrje dhe prezantime në shumë trajnime në institucione dhe institute të sigurisë globale, si: Bruksel, Ëashington, Neë York, Chikago, Londër, Berlin, Paris, Otava, Oslo, Pragë, Gjenevë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj. Ka zë të spikatur në komunitetin e sigurisë mbarëkombëtare, në rajon, NDU-Ëashington DC, Kolegjin e NATO-s, Romë, Qendra Marshall, Gjermani, në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, ku edhe ka botuar 100-ra vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit.

Për përkushtimin dhe kontribute të dalluara përgjatë 36 viteve karrierë ushtarake, veçanërisht në procesin 25 vjeçar (1994-2019), drejt dhe pas antarësimitnë NATO është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe të NATO-s.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.