Bojan Jovanovski në vazhdimësinë e seancës për rastin “Zhvatja” tha se dëshmitari Orce Kamçev duhet që t’i kërkoj falje publike për kualifikimet që ai i ka thënë sot para gjykatës, referuar Bokit 13. Gjykatësja nuk e lejoi të njejtën dhe i tha që të vazhdoj në rast se ka pyetje për të i’a parashtruar dëshmitarit, transmeton Shenja.
Bojan Jovanovski: Në sa vende dhe me sa persona jeni takuar së bashku me Zoran Milevskin, për rastin pastaj të quajtur “Perandoria?”.
Orce Kamçev: Këtë rast me siguri ti ja ke dhënë emrin.
Boki 13: Shumë gënjeshtra dhe të pavërteta keni thënë. Përse nuk po tregon se për çfarë problemi të PSP-së keni biseduar me mua në restorantin “Sushi”?.
Orce Kamçev: Pse a je ti avokat që të bisedoj për çështje të prokurorisë?
Kjo ishte vetëm një pjesë e bashkëbisedimit në mes të akuzuarit Boki 13 dhe të dëshmitarit Orce Kamçev, ku gjatë gjithë kohës konfrontohen dhe gjuhen me fjalë dhe gjykatësja u tërhoqi vërejtje se janë në seancë gjyqsore dhe jo në teatër.