Rakiq: Nëse Teodosijeviqit i vërtetohet dënimi edhe nga Apeli largohemi nga të gjitha institucionet - Gazeta Express
string(98) "rakiq-nese-teodosijeviqit-i-vertetohet-denimi-edhe-nga-apeli-largohemi-nga-te-gjitha-institucionet"

Gazeta Express

05/12/2019 16:32

Rakiq: Nëse Teodosijeviqit i vërtetohet dënimi edhe nga Apeli largohemi nga të gjitha institucionet

Gazeta Express

05/12/2019 16:32

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha sot se dënimi me dy vjet burgim i Ivan Todosijeviqit, për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut ishte fabrikuar, do të mbahej mend si një shkronjë e zezë nga gjyqësori i Kosovës.

Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit e vërteton dënimin, do t’i ftonte të gjitha përfaqësuesit e popullit serb të largohen nga institucionet në të cilat punojnë.

Lexo Edhe:

Rakiq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se verdikti i privoi serbët të drejtën e tyre për të folur, lirinë e mendimit dhe të drejtën për të thënë të vërtetën.

Ai shtoi se praktika vazhdon që serbët duhet të dëshmojnë pafajësinë e tyre, ndryshe nga të gjitha sistemet e tjera të rregulluara, ku prokuroria është ajo që duhet të tregojë fajësinë e dikujt, transmeton Klan Kosova.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.