Prishtinasit ia vjedhin hajnat veturën - Gazeta Express
string(38) "prishtinasit-ia-vjedhin-hajnat-veturen"

Gazeta Express

05/12/2019 9:20

Prishtinasit ia vjedhin hajnat veturën

Gazeta Express

05/12/2019 9:20

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person ka lajmëruar policinë pasi që të njejtit persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, vetura ishte e parkuar në rrugën “Zagrebi”, derisa, në veturë ai kishte pasur edhe dokumentet.

Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Rr. Zagrebi, Prishtinë, 04.12.2019-05:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur  i është vjedhur vetura e tij e tipit VË ngjyrë e bardhë me targa vendore  e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e lartcekur, ku në veturë kishin qenë edhe dokumentet e saj. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement