Ushtroi dhunë ndaj gruas për pesë muaj, arrestohet burri nga Fushë Kosova - Gazeta Express
string(72) "ushtroi-dhune-ndaj-gruas-per-pese-muaj-arrestohet-burri-nga-fushe-kosova"

Gazeta Express

05/12/2019 8:53

Ushtroi dhunë ndaj gruas për pesë muaj, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Gazeta Express

05/12/2019 8:53

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njejti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij për pesë muaj, raporton Gazeta Express.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Fushë Kosovë 04.12.2019 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi për pesë muaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement