Kur djali 13-vjeçar i Donna Bonin-it së fundi u sëmur nga gripi, ajo tha me vete: Ky nuk mund të jetë grip. Jemi në nëntor. Megjithatë, ajo është një nënë me përvojë e shtatë fëmijëve dhe kurrë nuk e kishte parë ndonjërin prej tyre në një gjendje aq të rëndë.
Nëna e shqetësuar e dërgoi djalin e quajtur Adrian në spitalin e fëmijëve në New Orleans, ku ai vërtet u diagnostikua me grip.
Adriani ka shumë shokë e shoqe në spital, sepse në disa prej tyre janë krijuar radhë të pritjes për shkak të numrit të madh të pacientëve.
Më shumë se 1400 raste të gripit janë regjistruar në këtë spital të fëmijëve këtë sezon, ndonëse vitin e kaluar ishin paraqitur vetëm nëntë raste të këtilla.
Në Sistemin Shëndetësor të Lousiana-s, në nëntor u regjistruan 6909 raste dhe kjo shifër ishte 1385 për qind më e lartë në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar se gripi është kaq i fortë në këtë periudhë të vitit. Adriani ishte shumë i sëmurë, ai madje nuk mundte të lexonte apo ta përdorte tabletin”, tha zonja Bonin.
Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka dhjetë shkallë të ndryshme të përhapjes së gripit, ndërsa në javën e fundit të nëntorit, Louisiana dhe Puerto Rico e arritën nivelin më të lartë për shkak të numrit të madh të rasteve.
Në mesin e grup-moshave më të goditura nga gripi në këtë sezon janë fëmijët dhe ata zakonisht kanë simptoma më të rënda se të rriturit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.