Haradinaj kujton trimëreshën e Dukagjinit - Gazeta Express
string(41) "haradinaj-kujton-trimereshen-e-dukagjinit"

Gazeta Express

04/12/2019 8:03

Haradinaj kujton trimëreshën e Dukagjinit

Gazeta Express

04/12/2019 8:03

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmoren Mervete Maksutaj, e cila ra heroikisht duke shpëtuar shokët e saj të plagosur.

Ai ka thënë se Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj duke shtuar se Kosova është e nderuar që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice.

“Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, shkroi ai.

Më poshtë statusi i plotë i Haradinajt.

Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre.

Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.

Disa dhjetëra kilometra më larg, djemt e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë.

Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice.

Advertisement
Advertisement
Advertisement