Muriqi rikthehet fuqishëm, shënon gol të bukur për Fenerbahcen - Gazeta Express
string(61) "muriqi-rikthehet-fuqishem-shenon-gol-te-bukur-per-fenerbahcen"

Muriqi rikthehet fuqishëm, shënon gol të bukur për Fenerbahcen

Gazeta Express

03/12/2019 20:24

Vedat Muriqi e ka trefishuar rezultatin për Fenerbahcen, në një ndeshje kundër Istanbulspor AS në Kupën e Turqisë, duke e lënë plotësisht prapa lëndimin që ia humbi dy ndeshje të rëndësishme me Kosovën dhe një me Fenerin gjatë muajit nëntor.

Muriqi, i cili është titullar për herë të parë që prej lëndimit të nëntorit, shënoi për 3:0 për Fenerin në minutën e 71-të, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosovari gjuajti me këmbën jo të preferuar, por shënoi duke e mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të bukur.