Zjarri kaplon serrat e Hortikulturës në Prishtinë - Gazeta Express
string(48) "zjarri-kaplon-serat-e-hortikultures-ne-prishtine"

Zjarri kaplon serrat e Hortikulturës në Prishtinë

Gazeta Express

03/12/2019 17:11

Një nga serrat e Hortikulturës është kapluar nga zjarri rreth orës 16:00, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë

Zjarrfikësit kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje gjigante të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë lokalizimi i zjarrit dhe më pas fikja e tij.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur.