Klubet kosovare të basketbollit vazhdojnë të përforcohen me basketbollistë të huaj, shkruan Gazeta Express.
I fundit që ka sjellë lojtarë ndërkombëtarë është klubi i basketbollit, Feronikeli.
Skuadra nga Drenasi është përforcuar me basketbollistin amerikan, Storey Kareem Rahman Sean, i cili së fundmi ka luajtur në ekipin CMS Medias Romania.
Lojtari në fjalë mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të paraqitet për Feronikelin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK.
Feronikeli synon ta ketë një sezon të suksesshëm në Superligën e Basketbollit. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...