Prej sot paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të jetë 14.500 denarë - Gazeta Express
string(70) "prej-sot-paga-minimale-ne-maqedonine-e-veriut-do-te-jete-14-500-denare"

Gazeta Express

02/12/2019 18:47

Prej sot paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të jetë 14.500 denarë

Gazeta Express

02/12/2019 18:47

Paga minimale nga dita e sotme shënon rritje për rreth 2.000 denarë dhe është 14.500 denarë. Krahasuar me vitin 2017, Paga minimale  ka shënuar rritje prej 5.500 denarëve.

Shteti gjithashtu do t’i subvencionojë kontributet prej 600 deri 6.000 denarë për të gjitha kompanitë e sektorit privat që do t’i risin pagat e punëtorëve, pavarësisht a janë Paga minimale  apo më të larta. Subvencionet do të vlejnë për tre vitet e ardhshme.

Lexo Edhe:

Ndryse, Kuvendi muaj më herët i votoi Ligjin për pagë minimaledhe Ligjin për subvencionimin e kontributeve.

Paga minimale deri ditë e sotme ishte 12.507 denarë. Këtë herë rritja e pagës minimaledo të vlejë edhe për sektorin publik. 90.000 qytetarë marrin pagë minimale prej 12.500 denarë.