Bes Kallaku rrëfen i përlotur historinë e Musait, të cilëve do t’i ndërtohet shtëpia nga Bebe Rexha - Gazeta Express
string(97) "bes-kallaku-rrefen-i-perlotur-historine-e-musait-te-cileve-do-ti-ndertohet-shtepia-nga-bebe-rexha"

Bes Kallaku rrëfen i përlotur historinë e Musait, të cilëve do t’i ndërtohet shtëpia nga Bebe Rexha

Gazeta Express

02/12/2019 17:30

Shtëpia e parë që Bebe Rexha do marrë përsipër të ndërtojë është e Musa Dacit, në Bubq.

Këngëtarja shoqërohej nga Bes Kallaku i cili tregoi se Musai ka kaluar shumë fatkeqësi.

Lexo Edhe:

Musai këtë ka problem se nuk është vetëm brenga e shtëpisë, por djali dhe vajza të dy i kanë ndërruar jetë dhe Musai jeton vetëm me bashkëshorten dhe nipin e mbesën që janë fëmijët e vajzës. Djali i Musait, kushëriri jonë, përpara se të ndërronte jetë, një muaj para kemi qenë bashkë. Në moment që shkoi në Itali ra në koma. Gjëja që më pat thënë ishte “kur të vij herën tjetër do t’i bëj shtëpinë mamit e babit”. Nuk arriti dot“, tregoi Besi me lot në sy.

Aktori tregoi se do të hapë një numër llogarie vetëm për donacione për Bubqin.

I pari që do të dhurojë para do të jetë vetë ai dhe Xhensila Myrtezaj.

Gjithashtu, të gjitha fitimet e filmit më të fundit të tij “Falco” do të jenë për këtë kauzë. Besi kërkoi edhe mbështetjen e biznesmenëve dhe dashamirësve./tvklan

Shqiptarët e presin me portokaj Bebe Rexhën, zgjedh familjen e parë për t’i ndërtuar shtëpinë