string(68) "kush-e-ka-fituar-me-shume-topin-e-arte-a-do-ta-kaloje-messi-ronaldon"

Gazeta Express

02/12/2019 16:44

Kush e ka fituar më shumë ‘Topin e Artë’, a do ta kalojë Messi Ronaldon?

Gazeta Express

02/12/2019 16:44

Çmimi për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2019, ‘Topi i Artë’, do të ndahet sot në mbrëmje në Paris, me Lionel Messin e Barcelonës, Virgil van Dijk të Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit në garë për ta fituar atë

Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën.

Sipas shkrimeve në mediat botërore në javët e fundit, argjentinasi në fakt është zgjedhur tashmë si fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Virgil van Dijk i Liverpoolit është rivali më i madh i Messit, derisa në Itali raportohet se Cristiano Ronaldo s’do të jetë as në mesin e tre më të mirëve, prandaj, ka mundësi që të mos jetë i pranishëm në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.

Por, kush e ka fituar më shumë këtë çmim para se të dhurohet sërish sonte në Paris?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se 10 vite, dhe kanë thyer rekorde të ndryshme – e kanë fituar ‘Topin e Artë’ nga pesë herë.

Messi ka triumfuar më 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015, viti kur Barcelona fitoi tripletën për herë të dytë në histori të klubit, e mbylli vitin me 5 trofe.

Leo Messi

Në anën tjetër, Cristiano ka triumfuar më 2008 (pjesë e Manchester United) dhe 2013, 2014, 2016, 2017 si futbollist i Real Madridit.

Cristiano Ronaldo

Leo shihet si favoriti për ta rrëmbyer sonte këtë çmim dhe nëse kjo ndodhë, ai do të shndërrohet në futbollistin që e ka fituar më së shumti ‘Topin e Artë’, më i miri në histori ndonjëherë.

Pas Messit dhe Ronaldos renditen; Michel Platini (1983, 1984, 1985), Johan Cruyff (1971, 1973, 1974) dhe Marco Van Basten (1988, 1989, 1992), që të gjithë e kanë fituar nga tre herë ‘Topin e Artë’. /Gazeta Express/

Johan Cruyff
Michel Platini
Marco van Basten