Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që po zhvillohen sot në përpjekje për të arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë së re, janë komplikuar pak.
Burime nga LDK kanë bërë me dije se Vetëvendosja i është përgjigjur kërkesës së LDK-së për postin e presidentit me një kundërkërkesë: i do 7 ministri për vete, 3 është e gatshme t’ia japë asaj bashkë me zotimin se në të ardhmen do ta kenë edhe postin e presidentit.
Në anën tjetër, LDK-ja është kundërpërgjigjur që ndarja e ministrive të bëhet 5 me 5, pasi posti i presidentit është vetëm zotim.
VV-së dhe LDK-së, ndërkaq, u ka ecur mirë puna e harmonizimit të programit.
Të dy palët kanë thënë se këtë e kanë bërë 100 përqind. Po ashtu, posti i kryeparlamentarit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës. /GazetaExpress/