Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore të partisë e cila do të mbahet sot në selinë e BDI-së në Tetovë, raporton TV21.
Mbledhja e kryesisë qendrore do të fillojë në ora 15:00 në selinë e partisë në Reçicë të Vogël në Tetovë.Siç njoftojnë nga BDI-ja do të diskutohet rreth Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dokumentet programore si dhe ndryshimet në Statutin partiak.