ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Londër - Gazeta Express
string(55) "isis-i-merr-pergjegjesine-per-sulmin-me-thike-ne-londer"

Gazeta Express

01/12/2019 9:48

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Londër

Gazeta Express

01/12/2019 9:48

Grupi terrorist famëkeq, i ashtuquajturi Shtet Islamik, tha se sulmi me thikë në Urën e Londrës, ku mbetën të vrarë dy persona, është kryer nga njëri prej luftëtarëve të tij. Megjithatë, grupi nuk dha ndonjë dëshmi për këtë pretendim.

Agjencia e lajmeve e ISIS-it, Amaq, raportoi të shtunën se ky sulm u krye si përgjigje ndaj thirrjeve të Shtetit Islamik për t’i shënjestruar shtetet që kanë qenë pjesë e koalicionit luftues kundër grupit xhihadist.

Policia britanike të premten e qëlloi për vdekje një burrë që kishte veshur jelek të rrejshëm shpërthyes. Sulmuesi 28-vjeçar, i cili i theri për vdekje dy persona dhe i plagosi tre të tjerë, kishte qenë i burgosur më parë për planifikimin e një sulmi tjetër.

Policia britanike është duke hetuar se si 28-vjeçari Usman Khan pati mundësi të kryejë sulm në Urën e Londrës të premten, pavarësisht faktit se ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i pajisur me një pajisje elektronike për përcjelljen e vendndodhjes. Ai ishte liruar para një viti pasi e kishte vuajtur dënimin për planifikimin e një sulmi në Londër.

Sulmuesi Khan ishte pjesë e nëntë anëtarëve të një grupi terrorist që po planifikonte sulme në ndërtesën e këmbimeve të valutave. Ata besohet se e kishin planifikuar edhe ndërtimin e një kampi terrorist për trajnime në Pakistan, por një gjë e tillë ishte zbuluar dhe parandaluar nga inteligjenca britanike, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement