Shtëpitë në Londër dridhen nga zhurma e dy aeroplanëve supersonikë - Gazeta Express
string(67) "shtepite-ne-londer-dridhen-nga-zhurma-e-dy-aeroplaneve-super-sonike"

Gazeta Express

01/12/2019 9:07

Shtëpitë në Londër dridhen nga zhurma e dy aeroplanëve supersonikë

Gazeta Express

01/12/2019 9:07

Një shpërthim sonik, i shkaktuar nga fluturimi i dy aeroplanëve  të Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, i ka zgjuar nga gjumi londinezët dhe i ka dridhur shtëpitë e tyre.

Disa banorë shkruan në Twitter se e kanë dëgjuar një shpërthim të fortë rreth orës 4 e 20 minuta në mëngjes dhe e kanë vërejtur dridhjen e shtëpive.

Kjo zhurmë merret vesh se u shkaktua nga fluturimi i dy aeroplanëve të tipit “Typhoon” të Forcave Ajrore Britanike, të cilët fluturuan nga fshati Coningsby në Lincolnshire për ta hetuar një pajisje fluturuese që nuk komunikonte me kontrollin ajror.

Shpërthimi sonik u dëgjua në disa pjesë të Londrës, në Hertfordshire dhe Bedfordshire. Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se zhurma e dëgjuar nga qytetarët e shqetësuar u shkaktua nga aeroplanët që fluturojnë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Aeroplanët supersonikë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë shpejtësinë maksimale vetëm në raste emergjente, zakonisht kur përdoren për ta penguar një pajisje tjetër fluturuese.

I ashtuquajturi shpërthim sonik ndodh kur aeroplani e arrin shpejtësinë e zërit, e cila është 1236 kilometra në orë, dhe përballë tij krijohet në front i presionit të ajrit, thotë Dr.Jim Wild.

Zhurma që krijohet në këtë rast dëgjohet në një sipërfaqe më të madhe, sepse ajo lëviz bashkë me aeroplanin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement