Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë - Gazeta Express
string(36) "rikthehet-ajri-i-ndotur-ne-prishtine"

Gazeta Express

01/12/2019 7:38

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Gazeta Express

01/12/2019 7:38

Në Kosovë kanë rënë ndjeshëm temperaturat. Madje sot është paralajmëruar se ato do të jenë edhe nën zero gradë.

Nevoja për ngrohje, po shkakton edhe ndotjen e ajrit në Prishtinë, problematikë kjo edhe e viteve të tjera.

Aktualisht në kryeqytet, niveli ndotës shënon 165 PPm sipas të dhënave nga matësi i ambasadës amerikane.

Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, mirëpo edhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse.

Vitin e kaluar për një problematikë të tillë ishte protestuar në kryeqytet, kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjithë përmasat dhe Prishtina ishte radhitur si kryeqyteti i parë në botë me cilësi të rrezikshme të ajrit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement