Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë falënderon ushtritë që ndihmuan, injoron FSK'në - Gazeta Express
string(80) "ministrja-e-mbrojtjes-e-shqiperise-falenderon-ushtrite-qe-ndihmuan-injoron-fskne"

Gazeta Express

30/11/2019 19:58

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë falënderon ushtritë që ndihmuan, injoron FSK’në

Gazeta Express

30/11/2019 19:58

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës. Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.

Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.  

Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale në shenjë falënderimi.

Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 3 people, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, dog and outdoor
Image may contain: 4 people, outdoor
Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing and outdoor
Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and outdoor

Advertisement
Advertisement
Advertisement