Sot pasdite një veturë ka goditur një fëmijë 14-vjeçar në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:25.
Krasniqi ka thënë se i aksidentuari është fëmijë i moshës 14-vjeçare, i lindur në vitin 2005.
“Me datën 30.11.2019 rreth orës 16:25, në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, një veturë e ka goditur një këmbësor (mashkull lindur më 2005). I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësore”, ka konfirmuar Brasniqi.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor derisa organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon ekzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

