Therje me thikë pranë urës në Londër, disa të plagosur - Gazeta Express
string(53) "therje-me-thike-prane-ures-ne-londer-disa-te-plagosur"

Gazeta Express

29/11/2019 16:24

Therje me thikë pranë urës në Londër, disa të plagosur

Gazeta Express

29/11/2019 16:24

Policia britanike tha se disa njerëz janë plagosur dhe se një person është arrestuar, pas një therjeje me thikë pranë urës së Londrës, në qendër të këtij qyteti.

“Policia u thirr në orën 1:58 pasdite, për një therje me thikë në hapësirat pranë urës në Londër”, njoftoi Shërbimi Metropolitan i Policisë në Twitter.

“Një person u ndalua. Besojmë se një numër njerëzish janë plagosur”, thuhet po ashtu në njoftim.

Më herët, një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.

Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari./rel

Advertisement
Advertisement
Advertisement