UEFA e ka zbuluar formacionin zyrtar më të mirë nga ndeshjet e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Anglia dhe Holanda e dominojnë këtë formacion me nga dy lojtarë, ndërsa Kosova s’e ka asnjë lojtar të përfshirë.
Faza kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 përmes grupeve u mbyll këtë muaj dhe kështu u konfirmuan 20 nga 24 ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në kampionatin prestigjioz verën e ardhshme.
??? What a team!
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) November 29, 2019
Here's the @FedExEurope Performance Zone Team of the European Qualifiers… ?
Which player are you most excited to see at #EURO2020? pic.twitter.com/RoAsHTHulT
Formacioni i vitit përbëhet nga këta lojtarë:
– Portier: Andriy Pyatov (Ukraina) – e mbajti portën e paprekur në pesë ndeshje
– Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanja) – i shënoi katër gola, e mbajti portën e paprekur pesë herë
– Mbrojtës: Merih Demiral (Turqia) – e mbajti portën e paprekur shtatë herë
– Mbrojtës: Gylfi Sigurdsson (Islanda) – i shënoi dy gola, e mbajti portën e paprekur pesë herë
– Mesfushor: Ioannis Kousoulos (Qipro) – katër gola, 50 topa të rikuperuar
– Mesfushor: Bernardo Silva (Portugalia) – tri gola, gjashtë asiste
– Mesfushor: Georginio Wijnaldum (Holanda) – tetë gola, dy asiste
– Mesfushor: Eran Zahavi (Izraeli) – 11 gola, një asist
– Sulmues: Raheem Sterling (Anglia) – tetë gola, shtatë asiste
– Sulmues: Harry Kane (Anglia) – 12 gola, pesë asiste
– Sulmues: Memphis Depay (Holanda) – gjashtë gola, tetë asiste
Kampionati Evropian do të hapet në Romë në orën 21:00 më 12 qershor të vitit 2020. Faza e grupeve, me deri në nga katër ndeshje në ditë, do të vazhdojë deri më 24 qershor. Top dy skuadrat në secilin grup dhe katër skuadrat e tjera më të mira do të kalojnë në fazën eliminatore. Stadiumi “Wembley” do të jetë nikoqir i gjysmëfinaleve dhe finales. /Gazeta Express/