Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin - Gazeta Express
string(66) "bolivia-kerkon-rivendosjen-e-marredhenieve-diplomatike-me-izraelin"

Gazeta Express

29/11/2019 13:43

Bolivia kërkon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Gazeta Express

29/11/2019 13:43

Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, të cilat u ndërprenë rreth dhjetë vjet më parë

“Një rivendosje e marrëdhënieve normale do të ketë efekte pozitive për të dy vendet”, deklaroi ministrja e Jashtme e përkohshme e Bolivisë, Karen Longaric, për të përditshmen spanjolle “La Razon”.

Në vitin 2009, ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ndërpreu lidhjet me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.  Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, deklaroi se ai e kishte mirëpritur këtë vendim.

“Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Izraelit dhe të reputacionit të tij në botë”, deklaroi Katz në media sociale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement