Ndër vite bota ka shënuar tërmete të fuqishme, duke përfshirë atë të Japonisë në vitin 2011 me magnitudë 9.0
“New Scientist” ka shpjeguar se pse është kaq e vështirë të parashikohen tërmetet, si sizmologët kanë tentuar t’i parashikojnë tërmetet në të kaluarën dhe se çfarë duhet të bëhet për të çuar deri te parashikime të suksesshme në të ardhmen.
A mund të parashikohen tërmetet?
Përgjigjja është jo. Të paktën jo parashikime specifike që mund të paralajmërohen më herët qytetarët për t’u larguar nga një lokacion. Sidoqoftë, disa tërmete ndodhin në vende të parashikueshme, siç ka ndodhur ajo në Japoni, transmeton Lajmi.net.
Sa afër mund të jemi për t’i parashikuar tërmetet?
Me një vend i cili ka pasur shkallë të lartë të aktivitetit dhe më shumë tërmete, shanset që do të goditen nga një tërmet në të ardhmen mund të jenë shumë të larta.
Pse është kaq vështirë të parashikohen?
Parashikime të besueshme kërkojnë pararendës- një lloj sinjali në tokë që tregon se një tërmet do të ndodh. Për momentin, ekspertët dhe sizmologët kanë dështuar për të gjetur këtë mjet – të paktën nëse ekziston.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...