Shenja jete në lidhjen mes Messit dhe Griezmannit - Gazeta Express
string(49) "shenja-jete-ne-lidhjen-mes-messit-dhe-griezmannit"

Gazeta Express

29/11/2019 12:08

Shenja jete në lidhjen mes Messit dhe Griezmannit

Gazeta Express

29/11/2019 12:08

Barcelona është ende duke e pritur Antoine Griezmannin të përshtatet në Barcelonë. Integrimi i tij s’është realizuar ende, duke bërë kështu që francezi të mbetet në stol për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Përshtatja e tij në skuadrën e tij varet nga lidhja e tij me Lionel Messin që, deri më tani, ka qenë pothuajse inekzistente.

Dyshja Antoine Griezmann – Lionel Messi nuk formuar lidhje të mirë mes vete gjatë ndeshjeve të kaluara të Ligës së Kampionëve. Statistikat e UEFA-s tregojnë se ata të dy nuk kombinuan mes vete përveç se në rastin e një korneri të vetëm, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Ata kanë tentuar ta gjejnë njëri-tjetrin në ndeshjet e tjera, por kjo s’ka rezultuar shumë e suksesshme. Griezmanni s’ka arritur t’i shfrytëzojë pasimet e Messit dhe dukej se situata do të vazhdonte e tillë kur francezi e humbi një rast të mirë në pjesën e dytë, duke gjuajtur drejt e në këmbët e Roman Burkit.

Megjithatë, situata ndryshoi disa minuta më vonë kur, nga praktikisht një lëvizje identike, Griezmanni e shfrytëzoi një top të pasuar nga Messi dhe e gjeti qoshen e poshtme të portës kundërshtare.

Përqafimi që ata ia dhanë njëri-tjetrit gjatë festimeve e theksoi se sa e rëndësishme ishte ai gol për të dy futbollistët. Për të fituar tituj këtë sezon, trajnerit Ernesto Valverde i duhet versioni më i mirë i Griezmannit.

Shenjat e reja jete në lidhjen mes Messit dhe Griezmannit nuk ishin e vetmja gjë pozitive për tifozët e Barcelonë natën e të mërkurës. Mesfushori Ivan Rakitic u kthye në skuadër dhe mund ta ketë fituar një vend në formacionin e parë për derbin e së dielës kundër Atletico Madridit.

Samuel Umtiti ishte një tjetër yll që ndriçoi atë natë për Barcelonë. Ai e kaloi periudhën e vështirë me lëndime dhe prezenca e tij në fazën e mbrojtjes bëri që të mos vërehej mungesa e Gerard Piques. Ai e largoi një top nga vija e portës dhe bëri shumë pak gabime gjatë 90 minutave të lojës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement