Video e momentit kur në Laç dikush me qetësi po zgjidhte në depo ndihmat për vete - Gazeta Express
string(81) "video-e-momentit-kur-ne-lac-dikush-me-qetesi-po-zgjidhte-ne-depo-ndihmat-per-vete"

Gazeta Express

29/11/2019 8:30

Video e momentit kur në Laç dikush me qetësi po zgjidhte në depo ndihmat për vete

Gazeta Express

29/11/2019 8:30

Një nga shqetësimet më të mëdha, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës, është dhe menaxhimi i ndihmave që jepen për banorët e prekur.

Ka pasur shumë denoncime nga ana e qytetarëve, se edhe pse ka pasur ndihma të shumta, atyre nuk u janë dhënë.

Por nuk kanë munguar as raste të vjedhjeve të këtyre ndihmave, apo ca më keq, të selektimit të tyre, për t’i marrë ashtu siç shihet në videon e mëposhtme denoncuese.

‘Anonim ju lutem ne Lac te palestra e gjimnazit vjedhje e ndimave hapur pa pik turpi ka edhe luksi me i zgjedh me te mirat’, shkruan një qytetar për JOQ.

Jo më larg se mbrëmë u bë virale videoja e një punonjësi të policisë së shtetit, që po çonte çanta me ndihmë në banesën e tij, me makinën e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement