Mikpritjen e Kosovës për qytetarët e Shqipërisë tha profesori universitar me prejardhje nga Shqipëria, Dashamir Bërxulli. Ai e ka quajtur gjë të pritur dhe të natyrshme.
“Në Kosovë njerëzit janë të vërtetë në gjithë atë që përfaqësojnë edhe si individë dhe si kolektiv. E shprehin lirshëm emocionin e tyre. Disa gjëra i bëjnë në dëm të vetes për të ndihmuar të tjerët”, ka thënë Bërxulli.
Ai ka thënë se kjo është edhe në psikologjinë e popullit shqiptar, por është edhe për shkak të vuajtjeve që ka kaluar dikur populli i Kosovës.
“Populli që ka vuajtur është më i gatshëm që të ndihmojë të tjerët. Populli i Kosovës ka treguar një heroizëm të llojit të vet në këtë aspekt”, ka thënë ai.
Bërxulli ka thënë se deklaratat e qytetarëve të Shqipërisë për mikpritjen e kosovarëve janë në superlativ, sepse ata i kanë ndjerë ashtu.
“Sa herë që dikush flet për t’u ndarë, kjo do të jetë ajo ura lidhëse. Është ai guri i fortë në histori që e mban kombin bashkë”, ka thënë Bërxulli.
Ai ka thënë në përgjithësi Shqipëria ka mendime pozitive për Kosovën.
“Ndoshta njohja nuk është në nivelin e duhur, sepse kjo shkon me punë dhe projekte të përbashkëta. Një bashkëpunim më real mes njerëzve”, ka thënë ai.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...