Para nisjes së takimit, Isa Mustafa ia uron Albin Kurtit fitoren - Gazeta Express
string(63) "para-nisjes-se-takimit-isa-mustafa-ia-uron-albin-kurtit-fitoren"

Gazeta Express

28/11/2019 16:20

Para nisjes së takimit, Isa Mustafa ia uron Albin Kurtit fitoren

Gazeta Express

28/11/2019 16:20

Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari, shkruan Gazeta Express.

Mustafa para se të shtrëngonte duart me kreun e VV-së, që është nikoqir i këtij takimi e ka uruar Kurtin për herë të parë pas gjashtë tetorit, raporton T7.

Deri pak ditë më parë, Mustafa tha se do të uronte për fitoren vetëm pasi që të certifikohej rezultati i zgjedhjeve.

Fitorja e VV-së, u konfirmua dje kur KQZ e shpalli rezultatin përfundimtar.

Momentalisht dy partitë janë duke mbajtur takim në nivel të liderëve në Kuvend të Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement