Allegri ose Nuno në vend të Emeryt - Gazeta Express
string(34) "allegri-ose-nuno-ne-vend-te-emeryt"

Gazeta Express

28/11/2019 16:25

Allegri ose Nuno në vend të Emeryt

Gazeta Express

28/11/2019 16:25

Arsenali po mendon ta shkarkojë trajnerin aktual dhe tashmë janë zbuluar alternativat për trajner të ri

Ditët e Unai Emeryt në krye të shtabit teknik të Arsenalit janë të numëruara.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Gazeta Express.

“Topçinjtë” kanë vuajtur në gjashtë ndeshjet e fundit, në të cilat nuk kanë fituar, ndërsa presioni ka rënë totalisht mbi trajnerin spanjoll.

Prandaj, mediat angleze kanë zbuluara se “Gunners” janë duke menduar tashmë për pasardhësin e tij.

Massimiliano Allegri dhe Nuno Espirito Santo janë favoritë për ta zëvendësuar Emeryn. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement