Nis takimi Vetëvendosje - LDK, të pranishëm Kurti e Mustafa - Gazeta Express
string(56) "nis-takimi-vetevendosje-ldk-te-pranishem-kurti-e-mustafa"

Gazeta Express

28/11/2019 16:11

Nis takimi Vetëvendosje – LDK, të pranishëm Kurti e Mustafa

Gazeta Express

28/11/2019 16:11

Në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhja në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Dy partitë sot do të diskutojnë për ndarjen e ministrive dhe për emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 vjetëve. Për çështjet tjera ndërkaq janë dakorduar në nivel të grupeve punuese.

Nga Lëvizja Vetëvendosje të pranishëm janë kreu i partisë, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja Fatmire Kollçaku si dhe anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu.

Prej LDK-së ndërkaq janë kreu i partisë, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.

Kjo mbledhje vjen pas shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e konfirmoi si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, si më të votuarin Albin Kurtin, kreun e kësaj partie.

LDK-ja dhe VV-ja që para zgjedhjeve kanë biseduar për një koalicion të mundshëm, derisa, pas gjashtë tetorit kishin filluar takimet në mes të grupeve punuese për koordinim të programit. /GazetaExpress/

Salla ku po mbahet takimi LDK-VV

Advertisement
Advertisement
Advertisement