Talenti i madh Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(70) "talenti-i-madh-haaland-vazhdon-te-thyeje-rekorde-ne-ligen-e-kampioneve"

Gazeta Express

28/11/2019 11:31

Talenti i madh Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Ligën e Kampionëve

Gazeta Express

28/11/2019 11:31

Sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland ka vazhduar të thyejë rekorde të reja me shënimin e golave, pasi realizoi përsëri në fitoren e Red Bull Salzburg kundër Genkut në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari shënoi në minutën e 87-të dhe u bë adoleshenti i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon gol në pesë ndeshje radhazi në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Ai është po ashtu lojtari i parë që i shënon tetë gola në pesë paraqitjet e para në garën më prestigjioze evropiane për klube, duke i kaluar Harry Kane dhe Diego Costa të cilët i kishin shënuar nga shtatë gola në numrin e njëjtë të ndeshjeve.

Dhe tani, Haaland është njëri prej pesë futbollistëve që shënon në pesë ndeshjet e para në fazën grupore, bashkë me Alessandro Del Piero (Juventus, 1995-96), Sergei Rebrov (Dynamo Kiev, 1997-98), Neymar (Paris St-Germain, 2017-18), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2017-18) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munich, 2019-20). /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement