Trajneri i Dortmundit: Messi është i pandalshëm kur e merr topin në këmbë - Gazeta Express
string(72) "trajneri-i-dortmundit-messi-eshte-i-pandalshem-kur-e-merr-topin-ne-kembe"

Trajneri i Dortmundit: Messi është i pandalshëm kur e merr topin në këmbë

Gazeta Express

28/11/2019 10:08

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, e ka pranuar se është pothuajse e pamundur të bësh diçka për ta ndalur Lionel Messin kur është në top formë.

Messi e shënoi një gol dhe i dhuroi dy asiste për t’ia siguruar Barcelonës kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për Messin ishte një ndeshje e paharrueshme, e 700-ta në karrierë për Barçën. Argjentinasi asistoi në golin e parë të Barçës të shënuar nga Luis Suarez dhe në golin e tretë të realizuar nga Antoine Griezmann.

“Ai luajti si 9-sh i rrejshëm. Ai lëviz shumë mirë mes linjave dhe kur e merr topin në këmbë, është pothuajse i pandalshëm”, tha Favre për Messin.

“Duhet ta ndalesh me faull, sepse ndryshe ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Pasimi i tij i fundit është tepër i rrezikshëm”, shtoi ai. /Gazeta Express/