Sadri Ramabaja paralajmëron LDK’në: Do të ketë pasoja për ju, nëse nuk pranoni një president jashtë LDK’së - Gazeta Express
string(102) "sadri-ramabaja-paralajmeron-ldkne-do-te-kete-pasoja-per-ju-nese-nuk-pranoni-nje-president-jashte-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:02

Sadri Ramabaja paralajmëron LDK’në: Do të ketë pasoja për ju, nëse nuk pranoni një president jashtë LDK’së

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:02

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar kërkesën e LDK’së për balancë demokratike në ndarjen e pushteteve në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, i dha një ‘paralajmërim’ partisë së Lumir Abdixhikut.

Ai thotë se LDK do të ketë pasoja nëse nuk e pranon një president “nga jashtë”.

“LDK-ja synon Presidencën, duke pretenduar që, në momente krizash politike dhe kushtetuese, ta shndërrojë atë në një qendër të dytë të legjitimitetit shtetëror. Një qasje e tillë rrezikon ta fusë Republikën në një cikël të ri krizash institucionale. Fryma e Kushtetutës kërkon një president konsensual, që gëzon besimin e gjerë politik dhe qytetar”.

Sipas Ramabajës, LDK mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike duke propozuar emra nga “bota akademike” apo ajo “diplomatike”.

“LDK-ja ka një mundësi historike që, duke propozuar dy ose tre figura me integritet, kredibilitet dhe përgatitje profesionale – qoftë nga bota akademike apo ajo diplomatike – të hapë rrugën për tejkalimin e kësaj krize politike. Në të kundërt, mbajtja e zgjedhjeve për herë të katërt do të bëhej pothuajse e pashmangshme, me pasoja politike që mund të rezultojnë të kushtueshme sidomos për vetë LDK-në”.

Sipas tij, LDK është përballë dy opsioneve.

“Urtësia popullore e përmbledh këtë situatë me pak fjalë: “Zgjidh e merr””.

Advertisement
Advertisement
Advertisement