Policia nis hetime ndaj Labinot Rexhës pas përdorimit të armës në një dasmë - Gazeta Express
string(75) "policia-nis-hetime-ndaj-labinot-rexhes-pas-perdorimit-te-armes-ne-nje-dasme"

Rozë

Gazeta Express

07/08/2026 10:00

Policia nis hetime ndaj Labinot Rexhës pas përdorimit të armës në një dasmë

Rozë

Gazeta Express

07/08/2026 10:00

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet, pas dyshimeve për përdorim të armës së zjarrit gjatë një dasme në komunën e Klinës.

Sipas raportimit të Sinjalit, Policia e Kosovës ka siguruar një video, e cila është pranuar më 5 gusht dhe në të cilën shihet një person duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Pas analizimit të pamjeve, hetuesit kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.

Bazuar në të njëjtin raportim, dyshohet se gjatë performancës muzikore Labinot Rexha ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër.

Hetuesit kanë kontaktuar këngëtarin, i cili ka bërë të ditur se do të paraqitet në Polici për t’u intervistuar.

Ndërkohë, organizatori i dasmës ka deklaruar se arma nuk ishte në pronësi të këngëtarit, por i përkiste një mysafiri.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprat penale që lidhen me mbajtjen ose posedimin e paautorizuar të armës, si dhe përdorimin e armës.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të ndërmarrin hapat e mëtejshëm pas përfundimit të intervistimeve.

Labinot Rexha, si çdo person tjetër i përfshirë në procedurë penale, gëzon prezumimin e pafajësisë derisa të merret një vendim i formës së prerë nga gjykata.

Advertisement
Advertisement
Advertisement