Labinot Rexha ftohet në polici, postoi video me armë në dorë në një aheng - Gazeta Express
string(72) "labinot-rexha-ftohet-ne-polici-postoi-video-me-arme-ne-dore-ne-nje-aheng"

Rozë

Gazeta Express

07/08/2026 8:49

Labinot Rexha ftohet në polici, postoi video me armë në dorë në një aheng

Rozë

Gazeta Express

07/08/2026 8:49

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku pretendohet se shihet duke shtënë me armë  gjatë një ahengu familjar në Klinë.

“Jam lajmëruar në Polici, por do të intervistohem të hënën”, ka deklaruar Rexha.

Ai ka mohuar se bëhet fjalë për armë të vërtetë, duke sqaruar se pistoleta ka qenë me gaz.

Rexha gjithashtu ka pretenduar se arma ishte e një dasmori.

Ngjarja ka ndodhur dje raporton Indeksonline.

Advertisement
Advertisement
Advertisement