Rast i malaries në QKUK, pacientja po stabilizohet, apelohet për kujdes - Gazeta Express
string(69) "rast-i-malaries-ne-qkuk-pacientja-po-stabilizohet-apelohet-per-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 7:28

Rast i malaries në QKUK, pacientja po stabilizohet, apelohet për kujdes

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 7:28

Trajtimi i një rasti të rëndë të malaries në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ka alarmuar Institutin e Shëndetësisë Publike, i cili po bën thirrje për kujdes dhe masa parandaluese nga qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit.

Pacientja, një shtetase e huaj që po qëndronte në vendin tonë, u gjet nga të afërmit e saj në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një udhëtimi që kishte realizuar në një vend afrikan. Gjendja shëndetësore e saj tashmë është e qëndrueshme dhe parametrat e saj vitalë po kthehen në normë pas trajtimit intensiv në Klinikën Infektive.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare po përballet me një nga rastet më serioze të malaries në vitet e fundit. Një paciente u pranua në gjendje kritike dhe pa vetëdije, duke alarmuar mjekët për rrezikun e lartë shëndetësor.

“Pacientja është hospitalizuar në mjekimin intensiv, pasi gjendja e saj ka qenë jashtëzakonisht e rëndë”, tha Vera Berisha Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Ndonëse Klinika Infektive ka trajtuar edhe më parë raste me malarie, ky rast, sipas mjekëve, ka qenë dukshëm më kompleks. Shkak për këtë u bënë komplikimet e rënda neurologjike që pësoi pacienti.

Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor, gjendja e saj tani është stabilizuar.

“Ne kemi pasur edhe në të kaluarën raste të malaries që i kemi trajtuar në Klinikën Infektive, por rasti i fundit ka qenë në formë shumë më të rëndë, me prekje të sistemit nervor dhe sigurisht që ka kërkuar trajtim më intensiv. Edhe rastet e tjera kanë qenë shqetësuese, por kanë qenë pa prekje të sistemit nervor”, pohoi Ndrejaj.

Ky rast ka alarmuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë udhëtime në vendet ku malaria është ende e përhapur, të marrin masa të rreptaparandaluese.

“Ne kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm. Ata që udhëtojnë në vendet afrikane të konsultohen fillimisht me doktorin e tyre”, theksoi  Faik Hoti nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

Klinika Infektive bën të ditur se gjendja e pacientit tashmë është stabile dhe rikuperimi po vazhdon nën kujdesin e mjekëve. Rasti shërben si kujtesë se sëmundjet tropikale mbeten një rrezik real për udhëtarët, ndërsa informimi dhe masat parandaluese janë mbrojtja më e mirë ndaj tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement