Aksident mes një treni dhe një veture në Fushë Kosovë, lëndohet një person - Gazeta Express
string(73) "aksident-mes-nje-treni-dhe-nje-veture-ne-fushe-kosove-lendohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 18:42

Aksident mes një treni dhe një veture në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 18:42

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë.

Për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për aksidentin, në të cilin janë përfshirë një tren dhe një automjet.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement