Deputetja e LDK’së, ish-presidentja Vjosa Osmani, pas betimit si deputete tha se po rikthehet te “tempulli i demokracisë”.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”.
Kuvendi sot nuk u konstituua pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për bisedimet për Presidentin, kërkesë që iu aprovua nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili vendosi të shtyjë seancën.
LDK ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me Vetëvendosjen, por se ka dallime për çështjen e Presidentit.