Haziri: Sot konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor, ende s’ka marrëveshje me VV-në - Gazeta Express
string(87) "haziri-sot-konstituohet-kuvendi-sipas-rezultatit-zgjedhor-ende-ska-marreveshje-me-vv-ne"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 9:36

Haziri: Sot konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor, ende s’ka marrëveshje me VV-në

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 9:36

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, tha se Kuvendi sot do të konstituohet sipas rezultatit zgjedhor, dhe konfirmoi se nuk ka marrëveshje me partinë e parë.

Haziri tha se LDK-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me VV-në për arritjen e një marrëveshje funksionale, në interes të agjendës së shtetit.

“Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke bisedu për të krijuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës. Ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e funksionimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm.

Sot do të konstituohet Kuvendi, sipas rezultatit zgjedhor, praktikisht marrëveshje të arritur për këtë nuk ka dhe nuk ka pasur nevojë të diskutohet më shumë”, tha Haziri para mediave. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement