VLEN: BDI vendet e punës i ndante sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti - Gazeta Express
string(70) "vlen-bdi-vendet-e-punes-i-ndante-sikur-te-ishin-dhurate-nga-ali-ahmeti"

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2026 12:01

VLEN: BDI vendet e punës i ndante sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2026 12:01

VLEN ka akuzuar BDI-në se po e bllokon miratimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e përdorur Marrëveshjen e Ohrit për interesa të ngushta partiake.

Në një reagim publik, VLEN vlerëson se BDI, e cila sipas tyre prej 22 vitesh ka qenë pjesë e pushtetit me ministra, deputetë dhe përgjegjësi institucionale, ka pasur mundësinë ta miratojë këtë ligj, por nuk e ka bërë.

“Pa ligj, vendet e punës ndaheshin sipas interesave partiake, ndërsa përfaqësimi i drejtë nuk u garantua si e drejtë e mbrojtur me ligj”, thuhet në reagim.

VLEN pretendon se tani, kur Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në procedurë, BDI po përpiqet ta bllokojë atë, duke e përdorur mekanizmin e Badenterit si instrument për të penguar çdo zgjidhje që nuk mban, siç shprehen, “vulën e saj”.

Sipas koalicionit, BDI nuk është e interesuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, por synon të pengojë suksesin politik të VLEN-it.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e BDI-së apo e Ali Ahmetit. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake, por e drejtë e qytetarëve dhe detyrim i shtetit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, VLEN kërkon që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të miratohet pa, siç thekson, “shantazhe dhe bllokada”, duke akuzuar BDI-në se pas 22 vitesh në pushtet jo vetëm që nuk e miratoi këtë ligj, por tani po përpiqet edhe ta pengojë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement